Pas ngricës vjen shiu, ja sa do të shkojnë temperaturat

Pas ngricës vjen shiu, ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.



Mirëpo, nga dita e nesërme temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht. Rritje të ndjeshme sjell e mërkura dhe e enjtja duke ngjitur termometrin në vlera tipike të janarit.

Ndërkaq, mesi i javës sjell rritje temperaturash, por edhe vranësira.

E enjtja dhe fundjava sjellin reshje në vend.

Temperaturat sot kanë shënuar -12 dhe 6 gradë, ndërsa pas të enjtes do jenë -4 deri në 12 apo 13 gradë.

Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Do jenë 2-3 ditë me reshje të bollshme.