Policia e Elbasanit, pas njoftimit se në përroin e Zaranikës ndodhej një arkivol i mbyllur, shkoi në vendngjarje për të zbardhur rastin misterioz.
Burime bëjnë me dije se policia kreu vëzhgim të detajuar nga fillimi deri në fund të përroi dhe nuk konstatoi asnjë arkivol.
Megjithatë, policia sqaron se po merret me këtë situatë duke vijuar punën me kontrollin e kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjen në pyetje të banorëve.
Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli përfundoi në rrjedhën e Zaranikës dhe më pas sipas policisë u zhduk. Nuk dihet nëse arkivoli ka qenë bosh, apo jo.