Prej rreth 2 vite e gjysmë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen.
Raportohet se ai ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.
Nuk dihen ende arsyet pse Gjergj Prendi ka hequr dorë nga posti që e mbante prej muajit prill 2022.
Gjergj Prendi mori detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë pas lirimit nga detyra të Gjokë Jakut.
“Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës”, thuhej në vendimin e Këshillit të ministrave më 6 prill 2022.