Vijon afati prej 24 orëve për padi rreth vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ).
Sipas parajmërimeve, është pritur mbrëmë që shërbimi juridik i KSHZ-së t’i hartojë dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13-të ankimimet e BESË-s dhe të LSDM-së për të cilat tashmë është marrë vendim.
KSHZ-ja sot do të marrë vendim për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja njëherit edhe i fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë në ueb-faqe.