Prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Shkup, ka parashtruar aktakuzë kundër një personi, cili ngarkohet se më datë 5 dhe 8 gusht të këtij viti ka kryer dy plaçkitje në shoqata financiare.
Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, i akuzuari me 5 gusht ka hyrë në hapësirat e shoqatës financiare “M KESH”, SHPKNJP në Qendrën Tregtare “Palloma Bjanka” dhe me një revole sinjalizuese të llojit “Ekol” i është kërcënuar të punësuares. Pas asaj është drejtuar prapa byrosë së punës dhe nga sirtari e ka marrë fitimin ditor në vlerë prej 21.400 denarë, dhe më pas është larguar.
Me 8 gusht, në mënyrë të ngjashme i njëjti ka hyrë në hapësirat e shoqatës financaire “Tigo Fajnans”, në rrugën “Gjorqe Petrov”, e ka nxjerrë revolen sinjalizuese, e ka repetuar dhe i është kërcënuar dy të punësuarve, të cilët për momentin kanë qenë në objekt. Pas kësaj ai ka marrë 242.600 denarë.
Prokurori Publik, deri te Gjykata Penale e Shkupit ka parashtruar propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimi kundër të akuzuarit, duke marrë parasysh se edhe më tej ekziston rreziku nga arratisja dhe mundësia për ta përsëritur veprën penale.



