Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës.
Temperatura do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë.
Në Shkup, moti i ngjashëm me temperaturë deri katër gradë Celsius.