Në sallën e madhe të ish komitetit në qytetin e Kumanovës, para kumanovarëve u prezantua projekti i shkollës gjimnazi “Sami Frashri” dhe shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni”, nën organizimin e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Para të pranishmëve, deputetëve të zonës, këshilltarëve komunal, mediave, veteranëve të arsimit, profesorëve, arsimtarëve dhe arsimdashësve kumanovar me fjalë rasti u drejtua , kryesuesja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, zëvendës drejtori i shkollës së mesme teknike, paralelet në gjuhën shqipe, Ragmi Aliu, këshilltari komunal nga radhët e Alternativës, Driton Sulejmani, projektuesi i projektit, kryetari i Komisionit për urbanizim pran Alternativës dega në Kumanovë, Skender Osmani si dhe ish kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, drejtor i shkollës së mesme gjimnazi “Sami Frashri” në Kumanovë, Nagri Rexhepi.
Me këtë rast, Driton Sulejmani, këshilltar komunal që vjen nga radhët e Alternativës dega në Kumanovë, theksoi: “ Sot është ditë historike për qytetin tonë. Po i japim zgjidhje një problematike 20 vjeçare në të cilën nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri dhe paraleleve të gjuhës shqipe të shkollës së mesme teknike Nace Bugjoni u detyruan që procesin edukativo-arsimor ta zhvillojnë në kushte jodekuate. Ky ka qenë premtimi jonë kryesorë parazgjedhorë dhe prioritet i qeverisjes tonë në këshillin komunal. Faleminderim për gjith ata që kontribuan që dokumentacioni projektues dhe leja e ndërtimit të bëhet realitet. Shpresojmë që ministria e arsimit ta merr me seriozitet këtë punë dhe sa më shpejtë të përfundojë ndërtimi i objektit “.
Gjatë prezantimit të projektit, Skender Osmani, pronar i Ndërmarrjes Projektuese “Urbaning” dhe Kryetar i Komisionit për Urbanizëm pran Alternativës dega në Kumanovë, me plot emocione sqaroi se: ” Sinqerisht, të ngarkuar nga stresi dhe angazhimet e mëdha për të arritur deri te ky qëllim për të cilin edhe po bëhet ky prezentim, po e anashkalojmë gëzimin e madh që duhet ta shfaqim sot ne këtu dhe të gjithë qytetarët shqiptarë të qytetit të Kumanovës. Është dhe duhet të jetë në të ardhmen ditë festive për qytetarët tanë, ngase po zgjidhet një problem 22 vjeçar që ka qenë varrë e arsimit të mesëm në qytetin tonë.
Falënderoj publikisht të gjitha ekipet që kanë kontribuar pa rezervë për realizimin e këtij projekti. Kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski me stafin komunal, drejtorin e Kumanova Plan, Boban Nikolovski me stafin, Bashkim Murtezi me stafin e Alternativës në Kumanovë dhe Inxhinierët e palodhshëm të Ndërmarrjes Projektuese URBANING të cilët edhe ia bënë donacion-dhuratë, këtë projekt qytetarëve të Kumanovës.
Dy fjalë për koston e objektit në fjalë: Objekti final do të kushtojë rreth 6 milion euro pa inventar, kurse me inventar dhe rregullimin e oborrit dhe terrenit sportiv, pritet të arrihet çmimi prej rreth 8 milion euro.
Të shpresojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ta mbajë fjalën e dhënë për sigurimin e mjeteve për ndërtimin e këtij objekti kult për qytetarët shqiptarë të Kumanovës.
Ta gëzojnë qytetarët e Kumanovës ”.
Nagri Rexhepi, drejtor i gjimnazit “ Sami Frashri “ nënvizoi për fund se:” Është dashur të vijnë në skenë ky pushtet lokal që është prezent sot në këtë sallë që gjimnazi “Sami Frashëri”, konkretisht objekti i gjimnazit të merr rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare.
Që të mos zgjatem më shumë, unë kam dhe një porosi nga kjo sallë për të gjithë ata që kanë përgjegjësi, që me hapa më dinamik të punohet që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në këtë objekt që tani u paraqit para nesh në formë tredimesionale. Nxënësit dhe profesorët e gjimnazit mezi presin ta kenë shkollën e tyre që e meritojnë ”.
Objekti shkollorë do të ketë katër kate me 7403 m2, 40 klasë, 16 kabinete, bibliotekë, leximore, dy zyre profesorësh, dy kabinete drejtorësh dhe shërbimeve profesionale dhe hapësira tjera shoqëruese. Objekti plotëson kushtet për ndjekjen e mësimit të rreth 1200 nxënës në një ndërrim ose 2400 nxënës në dy turne.
Përndryshe, Alternativa dega në Kumanovë iu falënderohet të gjitha mediave lokale dhe nacionale për interesimin e këtij projekti si dhe projekteve tjera të inicuara nga kuadro tona e që janë në dobinë e qytetarëve të Kumanovës.