Papa Françesku mbërriti në Bullgari për tu takuar me komunitetin e vogël katolik të vendit. Kryeministri bullgar Bojko Borisov e priti Papën argjentinas në aeroport se bashku me pjesëtarë të kabinetit, duke përshëndetur vizitën që e ka vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare vendin ish-komunist, të bashkuar bllokut europian në 2007-ten, por bashkë me të, edhe të gjithë Ballkanin.
Ajo përben gjithashtu një ndryshim të mirëpritur për administratën e Borizovit, e cila ka parë disa anëtarë të lartë të saj te zhyten në një seri skandalesh të pasurive të paluajtshme këto javët e fundit. Françesku vetë, papati i të cilit ashtu si ai i paraardhësit, nuk i ka shpëtuar dot tronditjes së shkaktuar prej akuzave të abuzimit seksual të priftërinjve më të mitur, e ka kthyer në prioritet të tij përmirësimin e dialogut ndërfetar, megjithatë Sinodi i shenjte i kishës ortodokse bullgare e kundërshtoi idenë e pjesëmarrjes në një lutje të përbashkët për paqen, që është planifikuar të mbahet të hënën në një shesh të Sofjes./Tch