Papa Françesku ka lënë spitalin ditën e sotme 10 ditë pas shtrimit në spital, pas një ndërhyrje delikatë në zorrën e trashë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai u largua nga spitali gjatë paraditës së sotme, konkretisht në orën 10:45 me makinën që e shoqëron zakonisht. Para se të kthehej në Vatikan, Papa viztoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore ku përpara ikonës së Virgin Salus ai e falenderoi për suksesin e operacionit si dhe i kushtoi një lutje të gjithë të sëmurëve në veçanti për ditët kur Papa ishte në spital dhe skishte mundësi të jepte meshë për ta.
Françesku u operua më 4 korrik, operacioni i parë i madh që kur ai u bë papë në 2013. Ishte një procedurë e planifikuar për në fillim të korrikut kur audiencat e papës u pezulluan gjithsesi dhe Françesku normalisht do të merrte ca kohë pushim. Kreu i Vatikanit do t’i ketë disa javë të tjera për të rikuperuar para se të fillojë të udhëtojë përsëri në shtator.