02 September
Ligjet për pagë minimale, për ndihmë financiare për të falimentuarit dhe për anulimin e taksës së radiodifuzionit janë vënë në rend dite të seancës parlamentare të caktuar për të hënën pasi që deputetët e shumicës propozuan miratim me procedurë të shpejtuar. Nga LSDM-ja shprehen se me këto ndryshime ligjore më shumë para do të përfundojnë te qytetarët dhe do të zvogëlohen dallimet klasore. Pushteti i bëri thirrje opozitës që t‘i mbështesë propozimet e tyre. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk dolën me përgjigje konkrete nëse do të votojnë „për“ tre zgjidhjet ligjore. Akuzuan LSDM-në se shpejtojnë t‘i miratojnë ligjet, vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale.

