Alsat-M 2019-09-16T14:29:07+02:00
Qeveria serbe ka miratuar vendimin për rritjen e pagave në sektorin publik prej një mesatare nga 8 deri në 15%, ka deklaruar sot kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.
Paga më të larta do të vijojnë në sektorët e medicinës, motrave medicinare dhe teknikëve, të cilëve do tu rritet paga për 15%, ndërsa vijojnë mjekët me 10%.
Rritja e radhës pas medicinarëve vijon në kulturë dhe shkencë ku pritet pagat që të rriten deri në 10%.
Me 9% rritje të pagave do të duhen të kënaqen arsimi, gjykata, prokurorët, dhe të punësuarit në gjykata, të punësuarit në institucionet e mbrojtjes sociale, si dhe anëtarët e shërbimit të mbrojtjes.
Të punësuarit në Qeveri do të gëzojnë rritje pagash prej 8%, ndërsa nga 1 dhjetori pensionistët do të fitojnë ndihmë të pakthyeshme prej 5000 dinarëve serb./Alsat
Loading…




