Alsat 2019-04-22T15:43:31+02:00
Qendra Rajonale për Punë Kufitare ka ngritur padi penale kundër personit K.R. (34) nga Kosova për shkak të dyshimieve për kryerjen e veprës penale “tregti me migrantë”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Gjykatësi ka urdhëruar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Më 20 prill 2019, në autostradën Gjevgjeli-Shkup, pas hyrjes së quajtur Smokvica, në automjetin e drejtuar nga i dyshuari, policia ka gjetur 58 emigrantë.
Loading…



