“Ne planifikojmë të kërkojmë që të zhbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes e Ohrit dhe përgjegjësinë ta ketë në bazë të Kushtetutës, ministri, drejtori, ose udhëheqësi i çfarëdo institucioni për pjesëmarrjen e drejtë të shqiptarëve në të”, tha kryetari i partisë “UNITETI” në emisionin “#DEBAT” në Portalb.
Ai gjithashtu ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, i cli thekson se më nuk duhet të flitet për të, por duhet të shihet se sa është realizuar
“Marrëveshja e Ohrit më nuk duhet të përmendet, por duhet të përmendet se a është realizuar Kushtetuta ose jo”, tha Ostreni, duke shtuar se nuk është realizuar pasi që kryetari i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë janë maqedonas, ndërkaq numrat e shqiptarëve në ushtri dhe polici janë të ulëta.
Ostreni nuk ka ngurruar të flet as për largimin e tij nga BDI i cili tha se “atë ditë që është diskutuar në kryesi për ndërrimin e stemës së Republikës së Maqedonisë, atë ditë jam larguar”.
I pyetur se kush e ka propozuar stemën, ai u përgjigj se është propozuar nga kryetari, gjegjësisht Ali Ahmeti.
Maqedonia mund të quhet “Nova Makedonia” (Maqedonia e re), kështu shprehet Ostreni, në pyetjen se cili do të ishte emri i përshtatshëm për Maqedoninë.
“Maqedonisë nuk i duhet emër territorial, por sipas organizimit të pushtetit”, thotë Ostreni, duke shtuar se Maqedonisë i duhet emër më pro-Evropian, sikur Guinea e Re, Zelanda e Re, etj.
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1206912986064703/