Zëvendës kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani në një takim që ka pasur sot me Ministër Shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth ka marrë mbështetje që Gjermania i jep Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO, transmeton TetovaSot.
“Mbështetjen të cilën Maqedonia e merr nga Gjermania është e rëndësisë së veçantë për progresin e mëtutjeshëm të vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Thellimi i marrëdhënieve tona të ndërsjella është tema bosht e takimit që po zhvillohet në këto momente me Michael Roth, Ministër Shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook.