Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se rekomandimi i pakushtëzuar është rezultat i punës së të gjitha institucioneve në vend. Osmani gjatë prezantimit të “Analizës krahasuese të raporteve të KE-së për Maqedonisë” ka sqaruar se qëllimi i planit 3-6-9 ishte që të qetësojë situatën turbulente dhe devijimin e vendit nga rrjedhat normale dhe ta kthejë atë në drejtim normal. Ai tha se që nga fillimi kanë pasur marrëveshje joformale me Komisionin Evropian se nëse vendi angazhohet dhe punon, KE do të vlerësojë atë punë. Ndërkohë, Osmani po ashtu ka paralajmëruar edhe një plan të ri që ka të bëjë me procesin e reformave.
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Niveli i ardhshëm është Samiti i Qershorit. Ne duhet tëjapim rezultate. Ditëve në vijim do të dalim me planin e ri 18, i cili mbulon periudhën deri në fund të vitit 2018 dhe është vazhdimësi e asaj fryme të reformave. Sepse në pjesën e parëështë përgatitur korniza e reformave. Kemi sjellur ligje që i konsideronim të rëndësishme për rikthimin e vendit nga ujërat turbulente në normale dhe tani vazhdojmë me planin e ri, realizimin e reformave në gjyqësor, shërbimet intelegjente, administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, korrupcionit, migrmit, media dhe kështu me radhë”.
Ndërkohë, Fani Karanfillova Panovska nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, tha se Maqedonia ka humbur 9 vite, jo duke shënuar stagnim, por duke shënuar regres.
FANI KARANFILLOVA PANOVSKA, SHOQËRIA E HAPUR
“Nëse thelloheni pak më shumë ka kushtëzim. Thotë se përkushtimi në reforma është ajo që Maqedonia duhet të vazhdojë që ta bëjë që përparimi apo data e fillimit të negociatave të ndodhë në qershor dhe më pas edhe ecuria e suksesshme e negociatave”.
Ndërkohë, drejtori i Eurothink, Lupço Petkovski, tha se raporti dhe rekomandimi janë fillim i një rruge të gjatë dhe të mundimshme. Teuta Buçi /SHENJA/

