Alsat 2019-04-22T17:42:08+02:00
Përveç disa sfidave në aspektin teknik, zgjedhjet e djeshme presidenciale në përgjithësi ishin mirë të administruara. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt dhe transparente dhe e vlerësuar pozitivisht. Ky është vlerësimi i misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve duke nënvizuar se jehona e votuesve ishte e ulët. Me këtë rast përfaqësuesit ndërkombëtar apeluan qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Fushatën e kandidatëve presidencial e vlerësuan në nivel të duhur dhe transparente.
Loading…



