Përfaqësuesit e OSBE-së janë duke vëzhguar procesin zgjedhor nëpër të gjitha qendrat e votimit. Koordinatori special përgjegjës për misionin e OSBE, Roberto Bateli, ishte në disa vendvotime në Shkup që në mëngjes me ç’rast bëri thirrje për një proces të rregull zgjedhor.
“Do të mbajmë një konferencë për media të hënën dhe atëherë do të japim vlerësimin tonë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do t’I japim konkluzionet tona për ditën e zgjedhjeve. Nuk kam se cka të them më shumë për momentin, do të jeni të informuar nesër”, deklaroi Përfaqësuesi i OSBE Roberto Bateli.
“Maqedonia vërtetë duhet t’i organizojë mirë këto zgjedhje për të tejkaluar krizën politike që ka zgjatur dy vite. Unë ju uroj më të mirën popullit në Maqedoni dhe shpresoj se ne do të duhet të shkruajmë një qëndrim pozitiv për ditën e zgjedhjeve”, tha përfaqësuesi i OSBE Azaj Gulijev.
Gjithsej 667 vëzhgues të huaj dhe 7585 vëzhgues vendas do të monitorojnë zgjedhjet e sotme parlamentare. Misioni i OSBE/ODIHR për ditën e zgjedhjeve ka caktuar 281 vëzhgues, Misioni i OSBE-së në Shkup do të ketë në terren 24 vëzhgues, ndërsa Ambasada e SHBA-ve në Shkup, 51 vëzhgues.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Aco Ristovi propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë
- (VIDEO) BDI: Debakël i qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës
- Shkeljet me tenderin 700 mijë euro të KESH, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të tjerët! Mes tyre gruaja e Evis Berberit
- Gjuha e moskuptimit dhe “narrativa patriotike” kundër gjuhës shqipe
- Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Fatmir Limani dhe Arben Fetai nuk do të shkarkohen nga pozitat qeveritare
- Tritoli në makinën e Oltion Klosit, Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit! Ja çfarë deklaroi Sabah Nuzi, i dyshuar si porositësi
- Në kërkim për një bazë armësh, Ylli Zalla i shpëton operacionit të policisë! I dyshuar edhe për lidhje me atentatin në Rinas
- Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë

