Në një periudhë të ndjeshme politike dhe organizative, Aleanca për Shqiptarët ndodhet në qendër të vëmendjes publike, me opinionin që po ndjek me vëmendje çdo lëvizje të saj në pritje të një vendimi të rëndësishëm që pritet të përcaktojë të ardhmen e partisë.
Gjithandej janë shtuar zërat dhe analizat rreth rrugës që ASH-ja do të ndjekë, ndërsa anëtarësia e saj mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në ruajtjen e vlerave themelore të partisë.
Megjithatë, bashkë me rritjen e interesimit, nuk kanë munguar as sulmet dhe fushatat e dezinformimit që kanë në shënjestër ASH-në. Përkundër këtyre përpjekjeve, ASH mbetet e përqendruar në proceset e saj të brendshme, duke ruajtur qetësinë dhe transparencën si përgjigje ndaj çdo presioni të jashtëm./Pressonline