OKH Merhamet në bashkëpunim me organizatën Wefa nga Gjermania realizuan projekte humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
Me mbështetje nga organizata Wefa, realizuam shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, si dhe shpërndarjen e tesha për fëmijë, duke u siguruar që ata të kalonin Ramazanin me më shumë rehati.
Gjithashtu, ofruam ndihma financiare për familjet që po përballen me vështirësi ekonomike, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe ofruar mbështetje praktike në këto ditë të vështira.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë, dhe na sjell kënaqësinë e ndihmës për ata që janë në vështirësi.
Faleminderit të gjithëve që kontribuoni dhe mbështesni misionin tonë humanitar!