Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara është shprehur kritik mbi sanksionet e vëna nga SHBA-ja ndaj Venezuelës.
Michelle Bachalet, ish president i Kilit, ka deklaruar se ato mund të përkeqësojnë situatën edhe më shumë ndër miliona njerëz atje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij ato janë “tejet të ashpra” dhe të mund të prekin pjesën më të ndjeshme të shoqërisë.
Sanksionet që i vuri Trump së fundmi janë ngritja e të gjitha aseteve që Venezuela ka në SHBA ku përfshihet edhe bllokimi i të gjitha transaksioneve tregtare.
Qëllimi i tyre sipas Shtëpisë së Bardhë është që presidenti Nicolas Maduro të dorëhiqet nga pushteti.



