30 Nëntor 2018 / 16:10
Fabrika e çimentos “USJE” e cila kohëve të fundit ishte në tapetin e kritikave nga Organizatat Joqeveritare dhe vetë qytetarët si njëri nga ndotësit më të mëdhenj në vend, sot hapi dyert në tentim për të bindur sektorin civil dhe qytetarët se punon në bazë të të gjitha rregullave ligjore. Por kjo u bojkotua nga Sektori Civil dhe qytetarët, të vetmit pjesëmarrës ishin mediat dhe përfaqësuesit e fabrikës së çimentos. Këta të fundit u shprehen se punën e tyre vazhdimisht e ndjek Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor.
Çimentorja USJE si kompani e cila shpesh në rrjetet sociale është vënë në dukje si ndotës i ajrit, në tërësi punon sipas të gjitha rregullave ligjore dhe respekton rregullativën që është përshkruara në legjislacion tonë madje edhe nga legjislacionin evropian. Të gjitha matjet që janë bërë tregojnë dhe unë me përgjegjësi them se jemi shumë larg ndër pragun e lejuar të vlerave të cilat janë të vendosura me ligj nga ana e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë- deklaroi Boris Hrisafov, drejtor ekzekutiv i fabrikës së çimentos “Usje”.
Zëvendësministri i Ambientit Jetësor, Jane Makraduli bën thirrje që bashkërisht me Organizatat kundër ndotjes së ajrit dhe qytetarët të punojnë kundër ndotjes së ajrit, duke nënvizuar se ndotësi më i madh mbeten amvisëritë
Në Manastir edhe në Shkup element kryesor i ndotjes është nga ngrohja e amvisërive. Për fat të keq shumë qytetarë jo nga dëshira e tyre por për shkak të kushteve sociale përdorin mjete të ngrohjes të cilat nuk janë ekologjike. Kjo është detyra jonë me mjete nga buxheti me partneritet me kompanitë t’i ndërrojmë këto- deklaroi Jani Makraduli,zvministër I Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndërkohë Organizatat Joqeveritare të cilat bojkotuan ditën e hapur të organizuar nga fabrika e çimentos USJE, të kontaktuara nga Alsat, shprehen se nuk u besojnë të dhënave të publikuara nga USJE, andaj dhe kërkojnë monitorim ndërkombëtarë.
Valmira Zendeli
Loading…


