Alsat 2019-07-05T18:44:33+02:00
Rajoni i Ohrit edhe përkundër druajtjeve të shumta në periudhën e kaluar mbetet nën mbrojtjen e UNESKO-s. Vendimi i këtillë u miratua sot në takimin e 43 të Komitetit për trashëgimi botërore që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. Por edhe përkundër kësaj, asgjë nuk është e sigurt për Ohrin, pasi autoriteteve të Maqedonisë u është dhënë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm t’i evitojnë të gjitha vërejtjet e UNESKO-s që i konstatoi në vitin 2017.
Do punojmë me shumë përkushtim dhe seriozisht për ta arsyetuar besimin që morëm sot. Ju siguroj se do largohen të gjitha anomalitë dhe gabimet”-tha Edmond Ademi, ministër pa resor
Të gjithë anëtarët e pranishme votuan për t’i dhënë Maqedonisë afat deri në shkurt, përveç përfaqësuesve të IKOMOS, Organizata botërore për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.
“Duhet të vendoset në listën e rajoneve të rrezikuara dhe të jepen rekomandime shtesë pasi nga ajo që e pamë deri tani, asgjë nuk është përmbushur. Të bëhet analizë plotësuese me masa korrigjuese për t’u përmirësuar gjendja”, IKOMO.
Një nga kërkesat e UNESKO-s është edhe finalizimi i planit për menaxhimin me rajonin e Ohrit, moratorium për legalizimin e ndërtimeve pa leje, rrënimin e ndërtimeve pa leje në rajonin e mbrojtur që janë më shumë se 400 në numër si dhe miratimi i ligjit adekuat për pengimin e mëtutjeshëm të ndërtimeve pa leje. Nga ana tjetër, Shqipëria mund të festojë, pasi pas 40 viteve pasi Ohri u bë pjesë e UNESKO-s, tani edhe pjesa e tyre e Liqenit është vendosur në listën e mbrojtjes nga kjo Organizatë. Por edhe autoriteteve të atjeshme u është dhënë afat deri në shkurt të vitit 2020 t’i evitojnë problemet me të cilat ballafaqohen. Takimi i radhës ku do analizohet çfarë është përmbushur do të mbahet vitin e ardhshëm në korrik në Kinë.
Miki Trajkovski
Loading…



