Mediat ndiqen çdo orë e minut dhe me këtë ndikojnë çdo ditë në natyrën njerëzore, atyre do të duheshte t’ju kushtohet më shumë rëndesi në aspektin e etikës, ky është konstatimi nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni, që sot organizoi ngjarje me temë, “Etika në Reklamim – Trendet Globale dhe praktika rajonale”, njohton Almakos
Kompanitë të jenë të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë reklamimit, ta ruajnë nivelin etik i cili nuk mund të caktohet me asnjë ligj, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme që e organizoi Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmÇam).
Sipas tyre, joetika e biznes shpalljes që është posaçërisht prezente në internet, në mediat si Jutjub dhe Instagram, më së shpeshti është për shkak të mosdijes, e jo lloj i keqpërdorimit të vetëdijshëm ose qëllimshëm. “Nuk bëhet fjalë për atë se çka është legale, e mbuluar me ligj, por për atë që kompanitë duhet ta rregullojnë me politikat e tyre të brendshme, për atë në të cilët duhet të kenë kujdes që të jenë etikë”, deklaroi Mishel Osmanli nga AmÇam.
Sipas saj, kyçe është mirësjellje. “Reklamat mund të jenë ligjore, e të mos jenë mirësjellëse .
Mirësjellja është term relativ dhe në ndonjë shtet ka një domethënie, ndërsa në ndonjë shtet tjetër ka domethënie tjetër. Në çdo rast kompanitë duhet të kenë kujdes në shpalljet e tyre që çdoherë të jenë mirësjellës për publikun më të gjerë edhe pse standardi i tyre në sferën lokale mund të jetë më i ndryshëm nga ai në ndonjë vend tjetër”, theksoi Osmani.
Siç përmendi Stevan Rangelloviq nga Asociacioni evropian i agjencive për komunikim, ligji ndonjëherë nuk është mjaftueshëm specifik. E jep vetëm parimin e industrisë që të jetë mjaftueshëm e përgjegjshme. “Nëse ligji nuk tregon se si në Instagram mund të mbështesni ndonjë brend, kjo nuk do të thotë s duhet të shkoni kundër tij, por ta zbatoni në frymën më të mirë. Rregulla e parë e çdo reklamimi është që të thoni se ajo është sponzorizim, shpallje. Ekziston praktikë e përgjithshme në Evropë se nëse mbështesni një brend të caktuar për shembull në Instagram, duhet ta vendosni hashtakun e e njohur “ed”që në anglisht do të thotë reklamë”, tha Rengaloviq.
Osmani duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se në Maqedoni akoma nuk flitet për këto tema siç është etika në reklamim, ndërsa edhe vendi nuk është anëtare e Asociacionit Evropian, I cili mbulon mbi 30 shtete. Deri më tani Asociacioni I reklamimit në Maqedoni për 13 vite ka ngritur vetëm një vendim kundër shpalljes joetike, po aq dobët nuk paditet në këtë sferë, sepse nuk ka shpresë jetike”, theksoi Osmani, ku edhe theksoi se rastet do të shqyrtohen në mënyrë të përshtatshme.
Ai vuri theksin edhe te gjykata, ku ndër të tjera tha se besimi është humbur, për arsye të situatave të krijuara kohët e fundit në Maqedoni.
D.K
Almakos.com
https://mia.mk/sq/Inside/RenderSingleNeës/153/133753751
Ngjarje përfundimtare e projektit “Merr aksion për konkurrencë më të mirë në tregun e punë

