Presidentja Vjosa Osmani ka shpërfaqur ankesa jo-formalisht para një qytetari në sheshin e Prishtinës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo dëgjohet duke iu ankuar qytetarit se s’po duan ta bëjnë presidente.
“Nuk po dojnë me m’bo presidente”, i thotë Osmani qytetarit.
Qytetari ia kthen Osmanit se s’kanë çare.
“Vallahi s’kanë qare, veç e hanë krytë e vetë”, i thotë qytetari.



