Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një intervistë për TV21 tha se në mes të vitit 2021 pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të austradës Shkup-Bllacë, e nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai tha se ndërtimi mund të përfundojë më së largu në vitin 2023.
“Në gjysmëvjetorin e vitit që vjen do të shpallet edhe ankandi për 10 kilometrat tjera. Me Bankën Evropiane siguruam mjete edhe për këtë. Nëse përfundon ankandi gjatë vitit që vjen, realizimi duhet të fillojë në vitin 2022, e ndoshta deri në vitin 2023, nëse çdo gjë shkon në rregull, do të realizohet Shkup-Bllacë”, u shpreh Besimi.
Nga ana tjetër, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se ky projekt duhet të jetë prioritet dhe se nuk duhet ta quajmë “Autostrada Shkup-Bllacë”, por Autostrada “Arbër Xhaferi”.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
- Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë
- Pas dy vitesh zvarritje, AKSHI anulon tenderin 2.4 milionë euro për biletat online të muzeve
- Rudina Dembacaj e nis fuqishëm natën në Prime, bën deklaratën e papritur për këtë banore të Big Brotherit
- OKB-ja: Pothuajse 4 milionë sirianë janë kthyer në shtëpi që nga rënia e Asadit, nevojat mbeten akute
- Deklarata “bombë”/ “Balluku ka video që shantazhojnë Ramën! Ato e mbajnë në lojë!
- VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!
- Si Pendarovski dhe Kolalli hapën dyert e “Ujqve” për shqiptarët, pse “Tigrat” vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura?



