Nuk dihet fati i negociatave për Prokurorinë Speciale

Është i paqartë akoma fati i negociatave mes pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së për Prokurorinë Speciale. Partitë në pushtet edhe më tej presin partinë e Mickoskit të ulet për të biseduar edhe pse kjo e fundit nuk planifikon të dorëzojë vërejtje në formë të amendamenteve konkrete në fazën e negociatave. Apeli i fundit për mos-ndërprerjen e negociatave vjen nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Unë apeloj te opozita që ata të mos tërhiqen nga dialogimi të vazhdojë që të arrihet një dakordësi në dobi të shtetit- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nga LSDM-ja thonë se akoma nuk kanë filluar bisedimet me deputetët e tjerë jashtë shumicën për sigurimin eventual të 80 votave të nevojshme për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, në rast se VMRO-DPMNE-ja nuk e mbështet atë.

Si parti e përgjegjshme, LSDM-ja i jep mundësi dialogut. Rendi është që të bisedojmë me partinë më të madhe opozitare, do të shohim se cili do të jetë epilogu i këtyre takimeve dhe më pas e gjithë biseda do të kalojë në Kuvend- tha Kostadin Kostadinovski, LSDM.

Opozita maqedonase doli me kërkesa të caktuara për propozim/ligjin për Prokurorinë Publike ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale. Ajo kërkon të përfundohen lëndët e PSP-së të dorëzuara në gjykatë deri në qershor të vitit 2017 dhe PSP-ja siç është tani të pushojë së ekzistuari, të formohet komision hetimor për punën e deritanishme të ekipit të Janeves, të formohet PSP e re, me ekip të ri, në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar por me kompetenca të zgjeruara dhe të zgjidhet prokuror publik me propozim të opozitës. Megjithatë pushteti kërkon që kërkesat e opozitës të jenë propozim/amendamente konkrete për propozim/ligjin të cilin ata e kanë përgatitur. Pozita në propozim/ligj parashikon kryeprokurori special të mos ndryshohet. PSP-ja të jetë njesi e veçantë në prokurorinë e rregullt për të ndjekur krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, materialet e përgjuara për lëndët e proceduara ose në fazë parahetimore të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të viti 2020.

Fatlume Dervishi

Loading…

TAGS