Aktivisti i shoqërisë civile Armend Nuhiu duke komentuar procesin zgjedhor lokal në RMV mes tjerash ka thënë se “VLEN doli më i fortë falë vendosmërisë dhe vizionit të Izet Mexhitit”.
Në vijim posti i plotë i Nuhiut:
Anëtarët, votuesit dhe simpatizantët e VLEN duhet ta falënderojnë këtë njeri që e mbajti unitetin e VLEN-it dhe e forcoi.
Koalicioni ishte shumë afër ndarjes dhe pasigurisë vetëm një javë përpara, falë infantilizmit dhe shkurtpamësisë së disa udhëheqësve të tjerë të grupacionit.
Ky njeri e mori timonin në dorë dhe i iku situatës së pakëndshme për VLEN-in.
Dhe me këtë lidership u lansua si udhëheqës i partisë.

									 
					
