Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Gostivar. Nuhiu ka theksuar se policia e këtij qyteti ka vepruar dhe punuar në mënyrë ligjore dhe profesionale gjatë natës së ndërrimit të viteve. Nuhiu njëherësh paralajmëroi luftë të pa-kompromis ndaj krimit.
Viti 2018 do të jetë viti ku neve do të përballemi pa kompromis me çdo profil të krimit në vendin tonë. Policia e Gostivarit i ka kryer të gjitha detyrat dhe autorizimet ligjore konform përcaktimeve dhe akteve ligjore të cilat ekzistojnë në kuadër të MPB-së – u shpreh Agim Nuhiu, Zëvendësministrin i Brendshëm.
Alsat-M

