Alsat-M 2019-07-06T14:45:14+02:00
Komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 në relacionin Shkup-Kumanovë në të dyja drejtimet është normalizuar. Njoftimi është bërë nga Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut për infrastrkturë. Ndërprerja e komunikacionit erdhi pas daljes së trentit transportues nga binarët në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës. Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas deklaratë së autoriteteve të cilat siguronin se trenat në vend kanë kapacitet që të lëvizin nëpër binarët me shpejtësi edhe mbi 100 kilometra në orë. Vlerësimi i parë jozyrtar i aksidentit ishte se vagonët kanë qenë përplot me mall. Raporti i Komisionit të posaçëm duhet të tregojë se cila është arsyeja e vërtetë për aksidentin dhe në çfarë gjendje kanë qenë binarët dhe infrastruktura e përgjithshme hekurudhore./Alsat
Loading…



