Njësia Phoenix, pjesë e ushtrisë ukrainase ka arritur me sukses të shkatërrojë tre mitralozë dhe një depo municionesh të ushtrisë ruse në rajonin e Kharkivit.
Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin operacionin e kësaj njësie që është shumë aktive në pothuajse çdo pjesë të Ukrainës.
Ata gjithashtu eliminuan dhjetë ushtarë rusë si dhe plagosën një motoçiklist që ishte pjesë e ushtrisë së Putinit, por që kishte tentuar të kamuflohet si civil.
Në këtë operacion u goditën me dronë edhe një kamion ushtarak rus si dhe një sistem artilerik D-30.
Kjo nuk është hera e parë që Phoenix i shkakton humbje të mëdha ushtrisë ruse, pasi operatorët e tyre janë vazhdimisht në vëzhgim të vijës së parë të frontit.