Një makinë është përfshirë mesditen e sotme nga flakët, në aksin rrugor kombëtar Kolonjë-Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr në afërsi të Qafës së Qarrit, duke u djegur thuajse plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet por drejtuesi fatmirësisht ka dalë jashtë në kohë pa marrë dëmtime. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë fikjen e zjarrit ndërsa policia ka nisur veprimet për rastin.


