Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një pritë ishte vrarë fillimisht polici Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku.
Në aksionin e Policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip – 24 copë; motorë 4×4 – 2 copë, mina kundër këmbësorisë – 8 copë; zolla të mbushura – 29 copë; zolla të përdorura – 7 copë; predha minahedhësish 82 mm – 54 copë; predha 62 mm – 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank – 8 copë; eksploziv dinamit – 150 copë; tromblon për pushkë – 9 copë; detonatorë elektrikë – 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë – 1 copë; armë e gjatë mitraloz – 6 copë; armë e gjatë AK 47 – 30 copë; armë e gjatë me dylbi – 6 copë; armë të shkurtra revole – 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues – 3 copë; shurdhues për AK 47 – 18 copë; karikatorë për AK 47 – 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme – sasi shumë e madhe; pastaj dronë – 3 copë; pajisje për dron – 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë – 1 copë; radiolidhje – 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical – 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi – 10 copë; Busull për orientim – 1 copë; harta nga sateliti – 6 copë; harta topografike – 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma – 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra – 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish – 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart – 32 copë, sim kartela – 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.
Armatim i rëndë, automjete e pajisje të shumta ushtarake, ka kapur Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas aksionit të së dielës. Të gjitha jan
Rreth dy javë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave. Tre persona tashmë janë të arrestuar. Në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që pati marrë përgjegjësinë për sulmin. Pamjet e publikuara nga aksioni i Policisë kanë bërë të qartë që lider i grupit ishte Radoiçiqi. Ky person ishte arrestuar më pas në Serbi, por ishte lënë i lirë, sikur pjesa e tjetër e grupit.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se qëllimi i grupit të udhëhequr nga Radoiçiqi ka qenë shkëputja e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë. Dokumenti tregon se grupi nisi të organizohej në tetor të 2021-s, në një takim në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas aktakuzës, Serbia, ndër të tjera, ia ka ofruar Radoiçiqit edhe infrastrukturën e nevojshme ushtarake për trajnimin e pjesëmarrësve. 45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.
Një pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë flet edhe për mënyrën e financimit të grupit që kreu sulmin. Në aktakuzë përgjegjëse kryesore për financim të grupit me në krye Radoiçiqin është bërë Serbia. Sipas aktakuzës Serbia ndër të tjera i ka ofruar Radoiçiqit edhe infrastrukturën e nevojshme ushtarake për trajnimin e pjesëmarrësve.
Aktakuza është ngritur ndaj 45 të pandehurve: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dusan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Rados Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iiq dhe Vladan Iliq.
Kosova në vazhdimësi ka bërë thirrje që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin për gjykim në Kosovë.
Milan Radoiçiq disa javë pas sulmit ishte arrestuar në Serbi. Ai po mbrohet në liri, ani pse Prokuroria serbe e ka ngarkuar atë me dyshimet për konspiracion, armëmbajtje pa leje dhe krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.
Edhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, e ka shpallur në kërkim ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Lajmin e pati konfirmuar në dhjetorin e vitit të kaluar, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Sipas tij, urdhri për kërkimin e Radoiçiqit është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e INTERPOL-it.
“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do ta arrestojnë një person ose jo.