Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë
Gjashtëdhjetë e katër vjeçar, banor i fshatit Obllavcë, ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, pasi është goditur nga vetura e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.
“Sot (30.10.2024) në ora 17:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën kryesore Kumanovë – Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet “Pasat” me targa të Serbisë i drejtuar nga V.B.(47) nga Republika e Serbia ka goditur një këmbësor B.D. (64) nga fshati Obllavcë. Në aksident këmbësorja ka ndërruar jetë në vend”, kanë thënë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës.
Një ekip i policisë së Kumanovës ka kryer kontroll të vendit.
Për shkak të aksidentit komunikacioni në rrugën kryesore është ndërprerë plotësisht nga ora 17:50 deri në ora 19:00, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).