Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar kërkesë tek gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale Shkup për inicimin e procedurës përgatitore kundër një fëmije i dyshuar për kryerjen e veprës penale “plaçktije” nga neni 237 paragrafi 1. nga Kodi Penal.
Më 23 maj, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, fëmija në konflikt me ligjin, në moshën 14 vjeçare, ka hyrë në barnatore në bulevardin “Kërste Petkov Misirkov” në Shkup dhe ka kërkuar nga punonjësi që t’i japë tableta “diazepam”.
“Kur e punësuara i ka thënë se tabletat nuk jepen pa recetën e mjekut, ai ka kaluar në anën tjetër të banakut dhe e ka kërcënuar me thikë. Më pas ka hapur arkën dhe ia ka të gjithë fitimin ditor dhe i kërkoi sërish që t’i jepte tabletat. Në atë moment viktima e ka kapur për krahu për të mos ikur, por fëmija e ka goditur me një send të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. E punësuara kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e kapën dhe e mbajtën deri në mbërritjen e policisë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Prokurori publik kompetent i propozoi gjyqtarit për të mitur që të caktojë paraburgim për fëmijën në kundërshtim me ligjin, pasi ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurën duke ndikuar në dëshmitarë, si dhe për faktin se ai tashmë është i regjistruar si kryerës edhe i veprave të tjera penale të plaçkitjes për të cilat nuk kanë funksionuar masat e përcaktuara më parë për ndihmë dhe mbrojtje.