Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast që ka ndodhur në Prizren ku tre meshkuj janë sulmuar fizikisht nga një person, shkruan Gazeta Metro.
Si pasojë e këtij sulmi, njëri nga tre meshkujt ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Sa i përket të dyshuarit, ai gjendet në arrati.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr. Haxhi Zeka, Prizren 07.05.2023 – 09:30. Tre meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime’’, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net