Në SPB Veles, dje në orën 13:25, Ndihma e Shpejtë e Velesit ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare është gjetur i vdekur 63-vjeçari G.K. nga Velesi, me gjurmë gjaku në kokë, njofton sot policia e Velesit.
Ata sqaruan se mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa në vendngjarje hetimet u kryen nga një prokuror publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.