Gjashtëdhjetë e pesë vjeçar, banor i fshatit Mllado Nagoriçane, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një rimorkio të cilën e ka transportuar me veturë mallrash, ka njoftuar sot SPB Kumanovë.
Aksidenti ka ndodhur dje, rreth orës 11:00 në kryqëzimin e rrugës “Gjorçe Petrov” dhe një degëzimi të kësaj rruge në vendbanimin e Kumanovës “Pero Çiço”.
“L.D (65) nga fshati Mllado Nagoriçan, komuna e Staro Nagoriçanit, është goditur nga një rimorkio dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ai ka qenë duke transportuar një makinë pune me ekskavator me një kamion traktor “man” me një rimorkio me marka të Kumanovës. Në vendngjarje ka ndaluar veturën dhe me pasagjerin e tij LJ.B (37) nga fshati Brazdë, kanë filluar të shkarkojnë makinën e punës nga rimorkio. Pasi LJ.B. ka hyrë në ekskavator, L.D. ka qëndruar jashtë automjetit për t’i dhënë udhëzime për ta zbritur nga rimorkio. Në të njëjtën kohë, rimorkio ka lëvizur, dhe traktori ka goditur automjetin e parkuar “Ford” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga I.V (47) nga Kumanova, i cili ka pësuar lëndime, të konstatuara në spitalin e Kumanovës. Në tentativë për të ndaluar automjetin, L.D. është përplasur nga rimorkio dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend”, njofton policia.
Mjeku nga Urgjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik, ekipi nga SPB Kumanovë dhe inspektori i punës kanë kryer hetime./Telegrafi/