Kryetarja e grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska, sonte në Click Plus në TV21, tha se nuk do të prishet struktura e shtetit nëse bullgarët hyjnë në Kushtetutë.
“Publiku nuk duhet të manipulohet. Politikanët mund të thonë çfarë të duan, por publiku nuk duhet të manipulohet, se nëse bullgarët hyjnë në Kushtetutë, kjo do të prishë strukturën e një vendi. Ku qendron problemi? Problemi është se Bullgaria po sillet kështu dhe ne nuk mund ta detyrojmë Bullgarinë apo ndonjë shtet tjetër të sillet si të duam. Duhet të jemi më të qartë që opinioni të kuptojë nevojën e këtij ndryshimi kushtetues”, tha Nikolovska.