Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është parë sot në Prokurorinë Speciale Publike. Tash për tash nuk ka informacione nëse Gruevski është thirrur si i akuzuar apo si dëshmitar në ndonjërën nga procedurat që i udhëheq PSP-ja.
Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, ndërsa për njërën prej tyre “Dhuna në Qendër” është në vijim procedura para Gjykatës Penale-Shkup.

