Këshilli i Prokurorëve Publik ka dhënë mendim pozitiv për 2 nga gjithsejtë 23 kandidatët që u paraqitën në konkursin për Prokuror Shtetëror Publik. Përparësi i është dhënë anëtarit aktual të Këshillit të prokurorëve Lubomir Jovevski si dhe Elena Andreevskës, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Propozimet në fjalë në formë të shkruar janë dërguar në Qeveri, e cila së shpejti, me gjasë edhe javën e ardhshme do të vërtetojë kandidatin për Prokuror Publik në seancë dhe do ta dorëzojë për votim në Kuvend. Sipas të gjitha pritshmërive Prokurori i ri Publik do të jetë Lubomir Joveski, pasi është kuadër I prokurorisë, dhe përveç kësaj ai ka përvojë të mjaftueshme që të mos bie pre e provokimeve dhe presioneve. Edhe Andreeva ka karrierë të shkëlqyer, por e saja lidhet me universitetin dhe të drejtuarit nga aty vështirë që të arrijnë deri tek ulësja e prokurorit.
Që nga viti 1994 deri më sot funksionin e prokurorit publik në maqedoni e kanë kryer 16 prokurorë. Prokurorët e deritanishëm kanë qenë:
PERO KOROBAR
KIRILL MILJOVSKI
NIKOLLA VRAZHALLSKI
LLAZAR MOJSOV
DIMO KANTARXHISKI
JOVAN DUKOVSKI
PANTA ILIEV
BORO DOGANXHISKI
JORDAN JORDANOVSKI
JOVAN TËRPENOVSKI
MARKO BUNDALEVSKI
STEVAN PAVLESKI
STAVRE XHINGOV
ALEKSANËR PËRÇEVSKI
LJUPÇO SHFËRGOVSKI
MARKO ZVËRLEVSKI
Prokuror publik I Republikës së Maqedonisë është funksionari I emëruar nga kuvendi I Maqedonisë, me propozim të qeverisë, me mandat 6 vjeçar dhe të drejtë për tu riemëruar.
Për punën e tij dhe punën e prokurorisë publike ai përgjigjet para Këshillit të Prokurorëve.
Kushtet që duhen plotrësuar që një përson të bëhet prokuror publik janë:
Të jetë qytetar I Maqedonisë I aftë për punë më aftësi të përgjithshme shëndetësore, I cili e zorëton mirë gjuhën maqëedonase, të jetë I diplomuar në fakultetin juridik me dhënien e provimit të jurispodencës në Maqedoni, si dhe përvojë pune të paktën tetë vjet, gjegjësisht të jetë profesor universitar ordinar / inordinar që ka ligjeruar mbi dhjetë vjet lëndë të drejtësisë nga praktika gjyqësore.
Në përputhje me ligjin Prokurori Publik I Maqedonisë mund të ndërmarrë ndjekje penale dhe aktivitete të caktuara për të cilat është kompetent prokurori I lartë ose themelor për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të organizuar, ose ti autorizojë të kryejnë procedurë për lëndë të veçanta ose të kryejnë punë të caktuara të ndonjë prokurori publik tjetër. /SHENJA/

