Një marrëveshje e re ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka sjellë në vëmendje historinë mijëravjeçare të Ilirikumit, duke krijuar një aleancë të re në rajon. Nga mbretëresha Teuta e deri në ditët e sotme, heroika ilire duket se po rikthehet në skenën historike.
Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se krijimi i kësaj aleance ka shkaktuar shqetësime në Beograd, me Serbinë që e ka ndjekur me vëmendje këtë zhvillim. Kjo pritej që në momentin kur politika amerikane mbështeti pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahu atë ushtarakisht, duke ndjekur vizionin strategjik të presidentëve amerikanë si Bill Clinton dhe George W. Bush.
Postimi i plotë:
Marrëveshja ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka sjellë në kohën tonë historinë mijëravjeçare të Ilirikumit të mhohur historik, që nga mbretlresha Teuta e deri në ditët e sotme.
Shqipëria, Kroacia dhe Kosova krijuan tani një alence ushtarake të re të Ilirisë së Lashtë.
Heroika ilire u kthye sërish në historinë e vet mijëravjeçare.
E para që u shqetësua nga kjo aleancë, ishte Serbia. Beogradi ndjeu shqetësim historik, pikërisht për atë që thamë më lart. Shqetësimi i Beogradit do të vijojë, sepse shqiptaria tani po shkon drejt vetvetes,
Dhe kjo pritej që në çasrtn kur politika amerikane pranoi pavarësinë e Kosovës dh e përkrahu atë ushtarakisht, me politikën e madhe historike të presidentit të famshëm amerikan Bill Klinton.
Sot, për historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, presidentët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Willson, Kennedy, George W. Bush dhe Bill Clinton: janë padyshim, mbrojtësit e mëdhenj të historisë sonë, dhe figura nderi për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata po jetojnë e do të jetojnë në shekuj.
Kurse në histori do të mbetet shprehja lapidare që e tha për pavarësinë e Kosovës, botërisht, presidenti i Shteteve të Bashkuara – George W. Bush:
“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur. Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”.