Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, ndërsa denoncimi është bërë nga babai i vajzës, sipas të cilit, 10-vjeçarja luante me fëmijët e 46-vjeçarit dhe se sipas tij dyshohet se e ka ngacmuar.
Pas denoncimit policia ka arrestuar 46-vjeçarin T. H., ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.



