Përmbaruesit nga 24 korriku sërish do munden të bllokojnë llogaritë e qytetarëve dhe të kthejnë borxhet nga borxhlinjtë. Ndonëse dekreti paraprak i Qeverisë ishte ata të fillojnë me punë me 1 korrik, ky vendim u shty për 30 ditë. Nga Oda e përmbaruesve nuk duan të komentojnë si ndikon ky vendim në punën e tyre, por vetëm e kumtuan ditën prej kur sërish do munden të fillojnë me aktivitetet e tyre.
Dekreti është edhe 30 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se me datë 24.07.2020 vazhdon zbatimi i plotë i ligjit për përmbarim – thonë nga, Oda e përmbaruesve.



