Në përfundim të seancës së parë në Gjykatë për ish-efektivin e forcave “Shqiponja”, Navaldo Hajdaraj, i cili i vrau me armë të birin, babai i Klodian Rashës deklaroi se ka kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe sot erdhi në gjykatë për të dëgjuar se çfarë do të thotë drejtësia.
“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.” ka thënë Qazim Rasha.
“Mendoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.
Mësohet se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar falje babait të Klodianit gjatë seancës.



