30 August 2018 / 11:31
Faza e tretë e spërkatjes në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër larvave dhe mushkonjave, do të bëhet nesër, ndërsa faza e katër kundër formave të rritura të mushkonjave do të fillojë të hënën, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
“Spërkatja me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër lavrave dhe mushkonjave, do të bëhet nesër në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa kundër lavrave dhe mushkonjave gjatë ditës. Dezinfektimi kundër formave të rritura të mushkonjave do të fillojë të hënën dhe do të përfundojë më së voni deri të premten më 7 shtator”, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Në territorin e Shkupit të shtunën dhe të dielën nga ora 5:00 deri në orën 10:00 do të zbatohet spërkatja e tretë me aeroplan kundër mushkonjave, kumtoi sot Qyteti i Shkupit.
Spërkatja kundër mushkonjave në Shkup, megjithatë, do të kryhet nga e diela deri të enjten, nga ora 23.00 deri në orën 4:00.
Nëse për shkak të kushteve të motit nuk kryhet dezinfektimi me aeroplan, ai do të kryhet ditën e parë vijuese kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë, ndërsa në pajtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektim terestik.
Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve në kohë të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.


