Ish-ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Aleksandar Jordanov, ka vlerësuar se Nikolla Gruevskiështë më mirë të mos vijë në pushtet.
“Shumë e vështirë është që VMRO të formojë qeveri në këtë situatë, ndoshta edhe do të ndodh, por do të ketë protesta të reja”, ka thënë ish-ambasadori bullgar.
“Një nga kompromiset është që Nikolla Gruevski mos jetë kryeministër, në zgjedhjet e Maqedonisë gjithë janë fitues por e vërteta është se opozita arriti sukses të jashtëzakonshëm.
Rezultati është dukshëm i ngjajshëm, Gruevski humbi mbi 10% të rezultatit që e kishte më parë”, ka thënë Jordanov.
Sipas tij, roli i faktorit shqiptar në politikën e Maqedonisë po rritet dhe se të gjitha partitë shqiptare kanë qenë kritike ndaj Gruevskit në fushatë, prandaj sipas ish-ambasadorit, mirë është që të ketë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve. /albeu.com/