Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër H.F.(45) nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje.
Më datë 04.10.2022, në rrugën “Proleterski Brigadi” në Strugë, e akuzuara ka sulmuar fizikisht vajzën e saj dhe i ka shkaktuar lëndim trupor.