Fillimi i gjykimit për vrasjen mizore të të riut Pinot Sekondo është shtyrë. Me kërkesën e avokatëve të 22 – vjeçarit të akuzuar për bashkëpjesëmarrje në vrasje, Angela Gjorgjievska, gjykata dha një datë të re për fillim të procesit, më 27 nëntor. Vendimi i tillë ngjalli zemërim te nëna e Pinos, e cila e braktisi sallën e gjyqit.
Kjo më duket si cirk. Tani do të shtyjmë me muaj dhe do të gjykohemi, për çfarë? Siç e kemi parë sot nuk di më, se çfarë të pres, fëmijën tim nuk do ta kthejnë në jetë. Çfarë të pres, të vijmë herën tjetër, të na mblidhni dhe së sërish ta shtyni seancën”-tha Maja Tërpkovska, Nëna e Pino Sekondo.
Prokurorja që përfaqëson aktakuzën gjithashtu dënoi kërkesën për shtyrje dhe komentoi se nuk ka pasur sot asnjë bazë për shtyrjen e gjykimit. Ndërkohë, policia është ende në kërkim të dyshuarit, Ali Furkan.
Ne kemi raporte për daljen e tij. Ai u largua nga Maqedonia në 10 maj 2019 dhe u kthye më 27 maj, por më pas humbin gjurmët e tij ”-pohoi Lidija Raiçeviq, prokurore.
Pineta- Pino Sekondo ka pasur nënshtetësi maqedonase dhe italiane. Ai u zhduk në 11 dhjetor të vitit të kaluar. Nëna e tij e kishte kërkuar, më shumë se pesë muaj. Në fund të prillit të këtij viti u gjet trupi i tij në fshatin Luboten.



