“Lodrat në librat e artistëve – koncertina pergamenë” është quajtur ekspozita e cila sonte nga ora 20 në suaza të “Verës së Shkupit” do të hapet në NLB Galerinë.
Drejtoria e Kulturës dhe Artit-Shkup e organizon në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve figurativ të Maqedonisë (SHAFM). Autore e ekspozitës është Leposava Millosheviq-Sibinoviq, skulptore akademike dhe piktore nga Serbia, për të cilën lodrat dhe robotët janë inspirim artistik. Pjesëmarrësit në projekt janë artistë nga Serbia, Maqedonia, Franca, Meksika, Spanja, Hungaria, Bullgaria, Armenia, Kuba, Kroacia, Kanadaja, Rusia.
Sipas autores, nevoja njerëzore për të luajtur është e vjetër aq sa njeriu është i lidhur me sende të ndryshme – nga të thjeshtat, të gjetura në mjedisin jetësor, deri në pajisjet elektronike bashkëkohore komplekse. Lojërat janë lëndë e pandarë gjatë rritjes, por janë edhe tregues kulturorë gjatë kohës në të cilën kanë (ekzistuar) ose ende janë aktuale.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


