Situata më e rëndë me koronavirusin duket të jetë në Tetovë. Prandaj Ministria e Shëndetësisë ka kthyer restrisksionet vetëm për këtë rajon. Gjegjësisht tetovarët nuk do të mund të organizojnë më dasma në ambient të mbyllur, ndërsa edhe dasmat në ambient të hapur do të jenë me kufizime. Kjo del nga takimi i sotëm i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçes dhe Komisionit për Sëmundje Infektive.
Sipas analizave të tyre, shkaqet për regjistrimin e rasteve të reja, janë frekuentimi i shtuar për shkak të pushimeve verore dhe nga organizimi i dasmave. Siç thonë, parasegjithash numrin e të infektuarve e kanë shtuar personat e pavaksinuar, duke shtuar se përqindja e personave të vaksinuar në Tetovë është vetëm 20%.
Ministria e Shëndetësisë
“Ndalesë për mbajtje të të gjitha ngjarjeve masive në ambiente të mbyllura, dasma, ahengje. – Plotësimi i pjesës së ambientit të mbyllur të objekteve të hotelierike nuk duhet të kalojë 30%, dhe në tavolinë nuk mund të ulen më shumë se 4 persona”.
Po ashtu kanë kërkuar të bëhen kontrolle të shtuara për realizimin e këtyre masave por edhe masave për mbrojtje personale, parasegjithash për mbajtje të maskave në ambient të mbyllur. Gjithashtu do të bëhet përforcim i vaksinimit në teren dhe komunikime në nivel lokal me qëllim rritjen e të vaksinuarve, sepse siç theksojnë është e qartë që vetëm me vaksinim mund të parandalohet përhapjen e virusit.
Sipas analizave të Institutit të Shëndetit Publik deri tani vetëm 11 pacientë të vaksinuar janë hospitalizuar, ndërsa 167 janë infektuar nga 400 000 personat e vaksinuar.
Ndërkaq, vetëm dje në Tetovë u regjistruan 95 të infektuar, ndërsa gjithsej raste aktive janë 397.
Data 15.11.2026
Aktuale
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile



